LajmeTeknologji

Robotët në Singapor, zgjidhje për mungesën e punëtorëve të huaj

Mes përpjekjeve për të gjetur staf gjatë pandemisë, bizneset në Singapor u janë kthyer gjithnjë e më shumë robotëve për të ndihmuar në kryerjen e një sërë detyrash, që nga inspektimi i vendeve të ndërtimit deri te baristët, njoftoi të hënën Reuters.

Ky vend mbështetet te punëtorët e huaj, por numri i tyre ra për 235,700 që nga dhjetori i vitit 2019 deri në shtator të vitit 2021, sipas Ministrisë së Fuqisë Punëtore, që nxjerrë në pah nevojën e përshpejtimit të adaptimit të teknologjisë nga kompanitë.Në një kantier ndërtimi në Singapor, një robot me katër këmbë i quajtur “Spot”, i ndërtuar nga kompania amerikane Boston Dynamics, skanon pjesët e zhavorrit për të kontrolluar përparimin e punës.

Përdorimi i këtij roboti kërkon vetëm një punonjës njerëzor, kurse më parë janë nevojitur së paku dy punëtorë për ta bërë punën manualisht.Singapori ka 605 robotë të instaluar për zëvendësimin e rreth 10,000 punonjësve në industrinë e prodhimit, duke u renditur si vendi i dytë në botë, pas Koresë së Jugut që ka gjithsej 932 të tillë, bazuar në raportin e vitit 2021 nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës.

Robotët po përdoren gjithashtu për detyrat që kanë të bëjnë me klientët, derisa pritet që më shumë se 30 stacione metroje të kenë robotë që bëjnë kafe për udhëtarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close