Showbiz

Robert De Niro shihet rrugëve të New Yorkut me një tullumbace “Happy Birthday” në ditëlindjen e tij të 79-të

Robert De Niro u pa duke mbajtur një tullumbace ku shkruhej ‘Happy Birthday (Urime ditëlindjen)’ kur u shfaq në New York këtë të mërkurë.

Aktori legjendar, i cili fitoi çmimin “Oscar” për rolet e tij në “The Godfather Part II” dhe “Raging Bull”, atë ditë mbushi 79 vjeç.

Ai dukej i veshur thjeshtë, ndërsa mbante një maskë gjatë kohës që ecte në trotuar në lagjen e tij të lindjes, Manhattan, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e tij vjen mes lajmeve se ai po ribashkohet me bashkë-skenaristin e “GoodFellas”, Nicholas Pileggi në një film të quajtur “Wise Guys” – ku ai po merr një rol të dyfishtë.

Pileggi shkroi librin origjinal “Wiseguys” në vitin 1985, dhe më pas shkroi bashkë-shkroi skenarin e “GoodFellas” si adaptimin e tij filmik të vitit 1990, i cili u realizua me regji të Martin Scorsese.

Disa vite më vonë, Scorsese dhe Pileggi u bashkuan përsëri në filmin “Casino” të vitit 1995, në të cilin gjithashtu luajti De Niro dhe u bë një klasik i menjëhershëm.

 

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close