LajmeMaqedoniTopLajm

Riparohet defekti, rikthehet normaliteti në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut

Riparohet defekti, rikthehet normaliteti në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, si dhe në dy pikat e tjera kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, atë të Tushemishtit dhe Gorricës.

Policia kufitare maqedonase ka filluar të punojë normalisht me sistemin kompjuterik pasditen e sotme duke bërë të mundur kalimin pa vonesa të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në të dy anët e kufirit.

Dhjetëra udhëtarë kanë  pritur mbi 6 orë për të kaluar kufirin për shkak të defektit në sistem, çfarë pezulloi punën nga ana e policisë së vendit fqinj. Këta të fundit vetëm në mesditë zhbllokuan situatën duke kryer veprime me regjistra për hyrje daljet e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close