
Një mbrëmje zbavitëse nën puhizën e lehtë verore e organizuar nga Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim! Prej këtu themi qartë se do ta përkrahim fuqishëm zhvillimin e një jete kulturore përfaqësuese për Tetovën, me fokus të veçantë tek të rinjtë! Do të angazhohemi bashkë për institucionalizimin e jetës kulturore në Tetovë, formimin e teatrit për fëmijë dhe orkestrës profesioniste të qytetit. Do të sigurojmë skenë të mirëfilltë artistike ku të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi të shfaqin talentin, virtuozitetin dhe punën e tyre. Shkruan bartësi i listës Faton Ahmeti në fb, përcjell TOP24.










