
Rinia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur sot një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ka ironizuar me një konkurs për diller droge.
Anëtari i Rinisë Demokratike, Trim Syla, tha se pas kapjes së asamblistit të kësaj partie, Besnik Mujeci, me mbi 11 mijë e 300 droga ekstazi, VVja ka mbetur keq për diller droge brenda e jashtë vendit.
“Andaj, pa humbur kohë dua të lexoj konkursin dhe kriteret: Përvojë pune në shitje, të jetë komunikativ, të ketë vetë-iniciativë, të moralizojë në rrjete sociale, të besojë verbërisht në VV, të flasë për bashkimin kombëtar”, tha Syla.
Përveç kritereve, Rinia Demokratike tregoi edhe “detyrat dhe përgjegjësitë”, ku ndër të tjera thuhej që duhet të bëjnë shpërndarjen e drogës në Prishtinë, Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë.



