
Koordinatorja e grupit parlamentarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në fjalën e saj në seancën e sotme parlamentare ka akuzuar VLEN-in për propozim ligjin për përfaqësim të drejtë duke e quajtur këtë vetëm farsë pasi vetë propozuesi i ligjit nuk është prezent, shkruan Top24
“Kam mbetur pa fjalë, për farsën që po e shet VLEN-i sepse sot në këtë ditë historike që po thonë ata se do të diskutohet ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Propozuesi i ligjit dhe përfaqësuesi i qeverisë nuk është prezent këtu në sallë që ta diskutojmë! Pramendoni dhe kët çdo ditë e më tepër e më shumë e flasin në opionion dhe se opozita nuk kujdeset për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Por ju jeni ata që nuk kujdeseni për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat kur përfaqësuese i qeverisë nuk është prezent në sallë që të mund të debatojmë për ligjin”, shprehet Ajdari.



