
Deputetja e Baahkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari së bashku me klubin e deputetëve të rinj kanë pritur delegacionin e American Council of Young Political Leaders (ACYPL) nga SHBA të me të cilët patën mundësinë për shkëmbyer përvoja mbi sfidat dhe vizionet e të rinjve në politikë, për të diskutuar mbi transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe forcimin e demokracisë tonë me shembullin e vlerave të demokracisë amerikane, shkruan Top24
🇺🇸Sot në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Klubi i Deputetëve të Rinj pati kënaqësinë të mirëpresë delegacionin e American Council of Young Political Leaders (ACYPL) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si alumni e këtij programi, pata mundësinë e veçantë për të shkëmbyer përvoja mbi sfidat dhe vizionet e të rinjve në politikë, për të diskutuar mbi transparencën, pjesëmarrjen qytetare dhe forcimin e demokracisë tonë me shembullin e vlerave të demokracisë amerikane.
Përmes bashkëpunimeve të tilla ndërtojmë ura miqësie dhe rrisim mundësitë për të rinjtë që duan të sjellin ndryshim pozitiv në vendin tonë dhe më gjerë. 🌍💫
#Parlamenti #DeputetëtERinj #ACYPL #YouthLeadership #Democracy



