Showbiz

Rihanna përsëri bashkë me Rocky-n

Rihanna ka nisur prej disa kohësh një romancë të re me reperin, “A$AP Rocky”

Mediat rozë raportojnë se nuk ka më asnjë dyshim për këtë.

Burime pranë dyshes kanë thënë për “People” se ata janë në fazat e para të një lidhjeje romantike.

Deri më tani çdo gjë po ecën më së miri.

Ata janë fotografuar në momente intime shumë pranë njëri-tjetrit, në vendlindjen e Rihanna-s, në ishujt Barbados.

Konfirmimi vjen pasi Rihanna dhe “A$AP” janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York. Këngëtarja e “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Related Articles

Back to top button
Close
Close