Showbiz

Rihanna nderohet me titullin “hero i kombit” në Barbados

“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant”, tha kryeministrja e vendit, Mia Mottley, në një ceremoni nderimi për këngëtaren e muzikës pop, ikonën e modës dhe sipërmarrësen, duke iu referuar hitit të saj “Diamonds” të vitit 2012, shkruan The Guardian.

Rihanna është qytetarja më e famshme e Barbadosit dhe në vitin 2018 u emërua ambasadore zyrtare për kulturën dhe rininë. Ajo kurrë nuk e ka zbutur theksin e saj barbadosian dhe muzika e saj, ndërkohë që prek zhanret pop, R&B dhe ‘dance’, ka mbetur e lidhur me trashëgiminë e saj të Karaibeve.

Mottley tha se superylli komandonte “imagjinatën e botës përmes ndjekjes së përsosmërisë me krijimtarinë e saj, disiplinën e saj dhe mbi të gjitha, përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në vendin e lindjes”.

Ajo shtoi: “Në emër të një kombi mirënjohës, por një populli edhe më krenar, ne ju paraqesim të emëruarën për heroin kombëtar të Barbadosit, ambasadoren Robyn Rihanna Fenty”.

Rihanna, 33 vjeçe, ka lindur në Saint Michael dhe është rritur në kryeqytet, Bridgetown. Ajo u bë e famshme pasi producenti amerikan Evan Rogers njohu talentin e saj. Kënga e saj e vitit 2007, “Umbrella” e konfirmoi atë si një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë, dhe në vitin 2008 kryeministri i atëhershëm, David Thompson, shpalli një ditë të përvitshme të Rihannës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close