LajmeMaqedoniTopLajm

Rezolutat për Ukrainën në OKB! RMV-ja në një vijë me SHBA-të, kundër BE-së dhe Ukrainës

Kryeministri Mickoski konfirmoi sot se Maqedonia është bashkë-sponsor i Rezolutës së dorëzuar nga SHBA në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me të cilën kërkohet fundi i shpejtë I luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe pas të cilës qëndruan një pakicë vendesh për shkak se në vend të okupimit apo agresionit ushtarak lufta e atjeshme konsiderohet “konflikt” dhe nuk kërkohet tërheqja e ushtarëve rus nga territori ukrainas dhe nuk kërkohen garanca për integritetin territorial të Ukrainës.

Një Rezolutë e këtillë provokoi një kundër-Rezolutë të Ukrainës, pas të cilës qëndroi BE-ja dhe në këtë mënyrë Mickoski vendosi Maqedoninë kundër pozicioneve të Brukselit respektivisht braktisi harmonizimin 100% me politikën e jashtme të BE-së.

SHBA-të për herë të parë refuzuan të jenë bashkëautor të draft-Rezolutës anti-ruse dhe në dokumentin e tyre nuk akuzohet Rusia për nisjen e konfliktit. SHBA-të javën e kaluar refuzuan ta mbështesin tekstin e përgatitur nga Ukraina dhe BE-ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close