BotaLajme

Rezoluta për Srebrenicën, Varheji: S’jam dakord me dënimin kolektiv të popullit serb

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) ka mbajtur një takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varheji, ku në fokus të bisedimeve ishte rezoluta e propozuar për Srebrenicën.

Varheji deklaroi se nuk pajtohet me ndëshkimin kolektiv të një kombi.

“Nuk jam dakord me dënimin kolektiv, ai asnjëherë nuk ka qenë pjesë e vlerave tona, as nuk do të jetë. Stigmatizimi i popullit serb nuk është një zgjedhje e qëndrueshme. Ai nuk kontribuon në tejkalimin e të gjitha tmerreve të luftërave në Ballkan. Ne kemi dënuar krimet kundër njerëzimit, ata njerëz duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre. Ka gjykime që duhen për t’u zbatuar, ne kemi parë tashmë se ku çon koncepti i fajit kolektiv “Duhet të kujtojmë viktimat në Srebrenicë, por nuk duhet ta përhapim fajin kolektiv në një komb,” vuri në dukje Varhelji.

Related Articles

Back to top button
Close
Close