LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi : Sot ne Shqiptarët e Maqedonise do të ndiheshim shumë më mirë poqëse do të mbroheshin të drejtat tona!

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Sot ne Shqiptarët e Maqedonise do të ndiheshim shumë më mirë , që kryeministri I Kosovës të priste në Prishtinë me nderime të larta edhe kryeministrin e Shqipërisë.
Do të ndiheshim më mirë që ato dy së bashku të kërkojnë nga qeveria e Maqedonisë, respektimin e gjuhës së tyre amëtare dhe implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhës sonë, bile nëse ndonjëri prej tyre do të kishte dilemë se ky ligj nuk është i mirë, të kërkojë më ngulm përmirësimin e tij si një piskamë e pakontrolluar që del nga brendia e një patrioti.
Do të ndiheshim më mirë që ato dy së bashku të unifikojnë faktorin shqiptar në Maqedoni, dhe të mbrojnë fuqishëm interesin tonë kombëtar.
Do të ndiheshim më mirë që të kërkojnë nga kryeministri i Maqedonisë , përjashtimin nga qeveria të anëtarëve që mohojnë pavarësinë e Kosoves, të pjesëmarësve të samiteve Ruse, të atyre që UCK-në e quajnë organizatë teroriste, të atyre që kërkojnë shqiptarin e vdekur. Fatkeqësisht kjo listë me kërkesat e tyre do të ishte shumë e gjatë.
Të kërkojnë që nëse nuk mund ti përjashtojnë ato nga qeveria , së paku mos ti nxisin , mos ti financojnë dhe mos ti përkrahin ato.
Do të ndiheshim shumë mirë që ato dy së bashku të ishin krah për krah me aleatët tanë Amerikan dhe Europjan, dhë të bëhen lokomotiva e integrimit tonë të përbashkët drejtë BE-së, si rruga e vetme e ngritjes së shpejtë të ekonomisë dhe standardit tonë jetësor.
Fatkeqësisht sot në Prishtinë ndodhi krejt e kundërta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close