LajmeMaqedoniTopLajm

Rexhepi për Zhurnal: Ali Ahmeti nuk rreh sa duhet tavolinën për shqiptarët, koalicioni ASH-AA unik (VIDEO)

Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa (AAA), Skender Rexhepi-Zejdi i ftuar në programin “X-Y” që transmetohet në Zhurnal, ka hedhur poshtë pohimet dhe zërat se partia e tij mund të shkëputet nga koalicioni me ASH-në dhe ti bashkangjitet shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja.

“Kjo është vetëm se dëshirë e dikujt. Nuk ka një ofertë të tillë, dhe nuk ka nevojë për një ofertë të tillë. Ne jemi koalicion që kompaktësinë e ka dëshmuar që para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në mënyërë e funksionimt si grup parlamentar. Asnjë ofertë e tillë nuk ka nevojë të vije dhe nuk mund të vije derisa ne e kemi këtë kompaktësi ashtu siç i takon një koalicioni opozitar, i cili e ngre zërin në mënyrë dinjtoze kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve dhe mbrojtjes së interesave të tyre”, ka deklaruar mes tjerash në intervistë për “X-Y”, Rexhepi.

Ai këtë mundësi e përjeshton të ndodh edhe pas zgjedhjeve lokale. “Ska pse të ndodh! Ne me ASH-në kemi ndërtuar një koalicion për të larguar të keqen nga shqiptarët që në këtë rast është BDI dhe funksionarët e saj. Ne i kemi vënë si synim vetes që të largojmë të keqen dhe ska pse të ndodh prishja e koalicionit apo shkëputja”, thekson Rexhepi.

Duke folur për mundësinë që BDI e Ali Ahmetit si partneri më i madh i Zoran Zaevit të mund t’i bëjë trysni partnerit të koalicionit, madje edhe me largim nga Qeveri vetëm e vetëm që të miratohet ligji për shtetësi i propozuar nga opzoita shqiptare, Skender Rexhepi-Zjed thotë se Ahmeti nuk po rreh sa duhet tavolinën kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve. “Jo që nuk e rreh tavolinën, por edhe i ka humbë tavolina fare, shkaku i gjitha kapjeve që I kanë personat e tyre, por edhe shkaku i problemeve që e presin atë edhe në instanca ndërkombëtare, nuk mund ta gjenë tavolinën lehtë”, nënvizon në intervisët Skender Rexhepi-Zejd, koordinator i grupit parlamentar të koalicionit ASH-AAA. Zhurnal

Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë:

Related Articles

Back to top button
Close
Close