BotaLajmeTopLajm

Reuters: Forcat izraelite përparojnë drejt qendrës së qytetit të Gazës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua një ditë më parë në OKB me liderë të vendeve myslimane për të diskutuar rreth përfundimit të luftës. Sipas agjencisë shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, bisedimet u fokusuan te ndërprerja e konfliktit.

Trump ndërkohë kishte kritikuar më herët njohjen e shtetit palestinez nga disa vende, duke e quajtur si një mënyrë presioni të padrejtë ndaj Izraelit. Ai shtoi se së shpejti do të zhvillojë një takim me përfaqësues izraelitë.

Sulmet godasin civilë – dhjetëra viktima

Pavarësisht thirrjeve për ndalim zjarri, ushtria izraelite vazhdoi ofensivën, duke rrethuar qytetin e Gazës dhe duke synuar, siç pretendon Tel Avivi, shkatërrimin e “mbrojtjes së fundit të Hamasit”, e cila më 2023 kreu sulm ndaj Izraelit dhe rrëmbeu pengje, çka ndezi konfliktin aktual.

Sipas mjekëve në terren, të paktën 20 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm ajror që goditi një strehë për familje të zhvendosura pranë një tregu në qendër të qytetit. Dy persona të tjerë humbën jetën në një banesë aty afër. Pamjet që ka siguruar Reuters tregojnë civilë duke kërkuar të mbijetuar në rrënoja.

“Po flinim nën mbrojtjen e Zotit, askush nuk na paralajmëroi. Ishte një goditje e papritur. Këtu janë gra dhe fëmijë, mbi 200 vetë, gjashtë-shtatë familje”, tha Sami Hajjaj, një banor lokal.

Sulme pranë spitaleve, dëme në infrastrukturën shëndetësore

Në lagjen Tel Al-Hawa, tanket izraelite depërtuan në zona të banuara, duke bllokuar banorët në shtëpitë e tyre. Disa tanke u panë të pozicionuara pranë spitalit Al-Quds, ndërsa Hëna e Kuqe Palestineze raportoi dëme në stacionin e oksigjenit.

Tanket kanë lëvizur edhe drejt spitalit më të madh në Gaza, Al Shifa, sipas dëshmitarëve dhe mediave të lidhura me Hamasin. Të hënën, autoritetet palestineze thanë se spitalet Rantissi dhe Al-Naser u dëmtuan nga bombardimet, duke detyruar mbylljen e tyre. Jordania, e cila menaxhon një tjetër spital në zonë, njoftoi se e ka zhvendosur më në jug për shkak të sulmeve të përsëritura.

Related Articles

Back to top button
Close
Close