LajmeRajon

Reshjet e shiut përmbytin Lezhën/ Vështirësi në qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve

Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që disa zona në qytetin e Lezhës të përmbyten.

Uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësore dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 cm.

Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë për të normalizuar situatën.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close