LajmeMaqedoniTopLajm

Remenski: Shanset e VMRO-DPMNE-së për formim të shumicës së re janë reale

Ish funksionarja e lartë e LSDM-së, Frosina Remenski, konsideron se shansat janë reale që VMRO-DPMNE të formojë një shumicë të re parlamentare sepse vendimet për këtë i sjellin njerëzit të cilët kanë interesa në koalicionin ekzistues qeveritar, informon Zhurnal.

Këtë qëndrim Remenski e shprehu mbrëmë në Tv Shenja, ku për humbjen e LSDM-së në zgjedhjet lokale, gishtin e drejtoi kah kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, për të cilin thotë se reformat që i shkroi i ngeli vetëm në letër dhe nuk i zbatoi.

“Kur mendoj për këtë çështje, shanset për formim të shumicës parlamentare nga ana e VMRO-DPMNE-së janë 50-50. Pesëdhjetë – pesëdhjetë janë shanset nëse shohim realisht. Normalisht, unë kam proviniencë socialdemokrate dhe jam i mendimit se shumica qeveritare duhet të qëndrojë. Por përsëri them, ne mund të mendojmë çfarë të duam por vendimet i sjellin njerëzit që kanë interesa në këtë koalicion qeveritar”, thotë Remenski./Zhurnal.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close