LajmeSport

Rekord për Manchester City në Champions League: 26 ndeshje radhazi pa humbje!

Një natë speciale për Manchester Cityn në Champions League. Jo aq për golat e shënuar ndaj Spartës së Pragës, të cilët i çuan “Qytetarët” në 7 pikë në renditje, por për atë që fshihet pas tyre. Po, sepse me këtë rezultat, skuadra e Pep Guardiolës ka një rekord të ri në kompeticion.

Dhe çfarë rekordi… Manchester City sonte u bë klubi me serinë më të gjatë të ndeshjeve i pamposhtur në Champions League, duke arritur rezultatin e 26-të radhazi të dobishëm.

Më parë, ky rekord i përkiste kushërinjve të tyre të Manchester United , i cili ishte ndalur pas 25 ndeshjeve në këtë kompeticion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close