LajmeMaqedoniTopLajm

Regjistri Qendror në RMV s’e respekton ligjin për shqipen

Vazhdojnë përplasjet mes Nismës “Më mirë për Tetovën” dhe Regjistrit Qendror. Kjo organizatë nuk mund të regjistrohet në gjuhën shqipe pavarësisht se Ligji për zbatimin e gjuhëve e mundëson një gjë të tillë.

Si pasojë e kësaj rastin e kemi paraqitur në Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, me ç’rast, inspektorati, pas kontrollit të kryer ka konstatuar parregullsi në punën e regjistrit. Pas kësaj përgjigjeje, bëmë sërish aplikimin për regjistrimin e organizatës sonë në gjuhën shqipe, ashtu si na jep të drejtë Ligji, por, deri më tani, edhe pse janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore, ne nuk kemi pranuar asnjë përgjigje nga Regjistri Qendror”, tha Elmedina Abdullahi, “Më mirë për Tetovën”.

“Nisma më mirë për Tetovën” ka paralajmëruar edhe padi nëse brenda një afati të shkurtër Regjistri Qendror nuk e regjistron këtë organizatë edhe në gjuhën shqipe konfrom ligjit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close