
Ardhja e Kylian Mbappés te Real Madridi nuk e ka sjellë ende rritjen e pritur në aspektin ofanziv.
Pavarësisht 24 golave të sulmuesit francez në La Liga dhe kontributit të lojtarëve si Vinícius Júnior (13 gola) dhe Federico Valverde (5 gola), rendimenti i përgjithshëm mbetet nën standardet historike të klubit.
“Los Blancos” i kanë realizuar vetëm 68 gola pas 33 javësh në kampionat, një shifër e konsideruar e ulët për një ekip të këtij niveli.
Krahasimi dhe dallimi me Barcelonën është i madh: katalunasit i kanë shënuar 87 gola, duke e krijuar një diferencë të madhe në prodhim ofanziv.



