LajmeSport

Real Madridi synon një nga mesfushorët më të mirë në Premier League

Real Madrid po përgatit një goditje të madhe në merkato, duke vendosur si prioritet mesfushorin anglez Adam Wharton.

Drejtuesit madrilenë e shohin 22-vjeçarin si pasuesin ideal të Toni Kroos dhe si figurë kyçe për rindërtimin e mesfushës.

Wharton po zhvillon një sezon shumë të mirë me Crystal Palace, duke u kthyer në një nga mesfushorët më të vlerësuar në Premier League. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha angleze, por Reali duket i gatshëm të bëjë sakrifica financiare për ta sjellë në “Santiago Bernabéu”.

Fillimisht, shifra e përfolur ishte rreth 74 milionë euro, por konkurrenca nga Anglia mund ta rrisë çmimin e lojtarit deri në 100 milionë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close