LajmeSport

Real Madridi bën hap prapa në garën për titull! Mposhtet nga Real Betisi

Real Madridi ka gabuar rëndë dhe ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në elitën e futbollit spanjoll.

Reali të shtunën mbrëma në udhëtim u befasua pasi u mposht nga Real Betisi me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të La Ligas.

Brahim Diaz i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e dhjetë.

Gola më nga Reali nuk pati kurse pësoi dy të tjerë deri në fund të ndeshjes.

Johnny Cardoso i barazoi shifrat në minutën e 34-t.

Golin e fitores për Betisin e shënoi Isco nga penalltia në minutën e 54-t.

Në garën e ashpër për titull kampioni është edhe Barcelona dhe Atletico Madridi.

Reali ka 54 pikë dhe është i dyti. 54 pikë i ka edhe Barcelona si liderë ndërsa Atletico si e treta ka 53 pikë. Barça e Atletico kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close