RajonTopLajm

Reagon Qeveria e Kosovës: Hera e parë që anulohet një mbledhje e përbashkët

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë ka anuluar formatin e takimit mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeziu ka thënë se për këtë mbledhje është punuar shumë.

”Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë”.

 

“Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkrur ato”, ka thënë Kryeziu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close