
Emri ‘Gena’ është bërë i njohur brenda shtëpisë së BBV nga Luizi, i cili ka shprehur se është mikesha e tij dhe i ka kërkuar përmes kamerave, që të kujdeset për rrjetet e tij sociale.
Por së fundmi disa ndryshime kanë ndodhur me llogarinë e tij të Instagramit, duke nisur nga emri, i cili nuk është më ‘Luiz Ejlli’ por ‘Ina Ejlli’, emri i motrës së tij.
“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontrate me Golden Eagle sepse do fuste b-52 ne top channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motres së tij. Tani dil e thuaji njerzve ca të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkruan Anaidi.
“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qënë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo”- shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar./Iconstyle/



