LajmeSport

Rashford mund të kthehet tek Unitedi

Marcus Rashford do të kthehet te Manchester Unitedi, pasi që Barcelona ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh.

Rashford ishte i huazuar te Barça deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Barça nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes të kartonit të sulmuesit anglez.

Megjithatë gjiganti katalunjas vazhdon të jetë i interesuar për ta mbajtur Rashfordin, por vetëm në formë huazimi.

28-vjeçari Rashford me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Mediumet angleze kanë raportuar se trajneri i Unitedit, Michael Carrick, është i hapur që të punojë me Rashfordin.

E ardhmja e sulmuesi të krahut vazhdon të jetë e hapur.

Rashfordi me Barçën në edicionin e fundit në 49 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi 14 gola dhe bëri 14 asistime. Me Barçën e fitoi edhe titullin e kampionit në Spanjë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close