
Ish-sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, e ka shënuar golin e parë në kampionatin elitar të Australisë në këtë edicion.
Rashani me Melbourne Cityn të shtunën shënoi gol në fitoren 3:0 ndaj WS Wanderers, në ndeshjen e xhiros së 23-të.
32-vjeçari realizoi nga afërsia për 3:0, katër minuta pas pushimit.
Rashani luajti deri në minutën e 66-të.
Melbourne City është i shtati me 29 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur.
Lider është Newcastle Jets që ka 43 pikë.



