LajmeRajon

Ramush Haradinaj: Fjalimi i Kurtit në Bruksel është skandaloz

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur “skandaloze” deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Bruksel, transmeton Insajderi.

Deklaratat e shefit të qeverisë në darkën në Bruksel ku morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, Haradinaj i ka krahasuar me ato të politikanit serb, Aleksandër Jabllanoviq.

Kurti nga Brukseli deklaroi se “kriminelët e luftës duhet të largohen nga Ballkani”, duke mos specifikuar se për cilët kriminelë e ka fjalën.

“Kurti përdor një politikë mashtruese. Deklarata e tij për kriminelët është e çuditshme. Kryeministri nuk guxon t’i ofendojë çlirimtarët. Nuk ka në asnjë vend të botës”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close