LajmeMaqedoniTopLajm

Rami Mislimi zbulon se kush e porositi anketën e rrejshme të IHC

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton Top24.mk

Sipas Mislimit, kjo anketë ka dalë nga zyrtar e Lëvizjes Besa, parti e cila udhëhiqet nga Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

“Zbulohet kush e porositi anketën FAKE nga “IHC” – instituti që nuk ekziston!

Sapo u informova se anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të tjerë të VLEN-it.
Pas publikimit, që as vetë nuk e besuan, thuhet se në grupet e Viber-it dhe WhatsApp-it ka përplasje me tone të ashpra, pasi anketat e rrejshme po konsiderohen më të dëmshme sesa vetë humbja reale.
Shtrohet pyetja: Pse Bilall Kasami e porositi dhe publikoi anketën e rreme, duke nxjerrë Tetovën si fituese?”, shkruan Mislimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close