
Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani përmes një postimi ka theksuar se në “Aleancën për Shqiptarët, çdo hap buron nga forumet legjitime dhe nga një vizion i qartë europian” shkruan Top24
Ne nuk jemi produkt i pazareve politike, por fryt i një vendimmarrjeje kolektive, të ndershme dhe transparente. Në Aleancën për Shqiptarët, çdo hap buron nga forumet legjitime dhe nga një vizion i qartë europian. Nuk e kemi luksin e pasaportave të sigurta, kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe kombit. Zërat që shpifin vijnë nga qarqe që nuk ia duan të mirën çështjes kombëtare!




