LajmeMaqedoniTopLajm

Ramadani kërkon hetim urgjent dhe ndëshkim për fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë

“Në vend që të ishte arenë sporti, Kumanova mbrëmë u shndërrua në skenë të urrejtjes së paprecedent, me thirrje si ‘Shqiptari i mirë është i vdekur’,” deklaroi Ramadani, duke theksuar se këto ndodhën në prani të Kryeministrit dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Sipas tij, heshtja e institucioneve nuk mund të konsiderohet thjesht pasivitet. “Është bashkëpërgjegjësi morale dhe politike,” u shpreh Ramadani.

Ai kërkoi një hetim urgjent, ndëshkim shembullor dhe reagim institucional të menjëhershëm, duke e quajtur të papranueshme që në një shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gjuha e urrejtjes të tolerohet, relativizohet apo të kalojë në heshtje.

“Bashkëjetesa nuk është opsion – është detyrim kushtetues dhe vlerë europiane. Dhe ne nuk do të heshtim,” përfundoi Ramadani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close