
Dita e sotme shënon festën e Sulltan Novruzit, festën më të rëndësishme të Bektashizmit.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Sulltan Nevruzit.
“Në festën e Sullta Novruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar“, shkruan ai.
Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Në Shqipëri festa e Novruzit mbahet me 22 Mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 Mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 Marsi deri në 24 Mars, sipas lokaliteteve./Gazeta Express