
Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se të 2 zyrat për shtyp të institucioneve janë treguar hermetike mbi arsyet e këtij takimi, duke e konsideruar atë një takim rutinë.
Duhet theksuar se takimi vjen para ditë para nisjes së kreut të qeverisë, Ramës në Greqi ku do të ketë një ekspozitë me pikturat e tij.
Por ndonëse një vizitë jo zyrtare do të ketë takime me homologun e tij grek Mitsotakis apo edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dendias. Pritet që të ketë diskutimet për çështjet dypalëshe, ku një ndër më të rëndësishmet është çështja e detit, për të cilën palët kanë rënë dakord për ta çuar në Gjykatën e Hagës, por ende nuk ka një marrëveshje konkrete.
Në ditët në vijim do të duhet që të vendoset edhe për grupin negociator për çështjen e detit dhe kjo mendohet që kjo të jetë një ndër diskutimet mes Ramës dhe Begajt./tvklan.al