
Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje.
Në një video të publikuar, kryeministri shfaqet teksa zbret nga makina e tij. Kreu i qeverisë së Shqipërisë zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Siç kemi raportuar më herët, ai ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës.
https://youtube.com/watch?v=kEVK_O946-Y%2520title%3DYouTube%2520video%2520player%2520frameborder%3D0%2520allow%3Daccelerometer%3B%2520autoplay%3B%2520clipboard-write%3B%2520encrypted-media%3B%2520gyroscope%3B%2520picture-in-picture%2520allowfullscreen
Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit. Abazoviç mbërriti në Ohër përmes një helikopteri.
Atje mbërriti edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb zgjodhi të shkonte përmes një avioni çarter.
Në Ohër pritet që të miratohen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.



