RajonTeknologji

Rama: Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të premte se është gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si rrjedhojë e një partneriteti të kompanisë TIMAK me shtetin shqiptar.

Lajmin kreu i qeverisë e ka dhënë në një status në rrjetin social “Facebook” , teksa ndan një foto me Arjeta Pucën, sipërmarrësen që aktualisht prodhon në fabrikën e saj në Shqipëri mjete të ndryshme e po ashtu edhe mjete të shërbimeve të emergjencës dhe është përzgjedhur nga OKB për të prodhuar 500 autoambulanca të blinduara që do të dhurohen për Ukrainën.

Së bashku me familjen Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close