
Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e apendisitit.
Kreu i qeverisë shqiptare ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes rreth orës 06:00.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital. Pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut. Për këtë arsye atij iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.
Shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, njoftoi se kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve. Kjo pasi gjendja e tij ishte e mirë. Ndërsa koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.
One Comment