LajmeRajon

Rama çon dhurata në familjen me 9 fëmijë, nga 1 janari nëna përfiton nga programi i ri

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në një familje në Paskuqan.

Rama ka shpërndarë dhurata me rastin e festave në familjen Suka, e cila është e përbërë nga 9 fëmijë.

Gjithashtu Kryeministri ka bërë me dije se prej 1 janarit të 2023, nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.

Kujtojmë se ky program vjen si mbështetje për nënat që do të kujdesen për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe nuk do të punojnë, dhe do t’u njihen vitet e punës. Kusht për të përfituar nga ky vendim është që nëna të ketë 3 fëmijë, ose më shumë dhe njëri prej tyre të jetë nën moshën 5 vjeç.

Tjetër kusht është që të ardhurat mujore familjare të mos kalojnë vlerën 100 mijë lekë. Vendimi është marrë në tetor të këtij viti nga Këshilli i Ministrave dhe do të futet në fuqi nga muaji janar.

Postimi i Ramës:

📍Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç🙏😍

Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë😇🪅🎠🎄🎈🎊 ❤️

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close