Opinion

Rama: Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri, gjithë opinioni ndërkombëtar sot flet me admirim për ne!

Kryeministri Edi Rama reagon pas mbërritjes në Shqipëri të dy avionëve të tjerë, pas mesnatës së kaluar, që sollën 182 afganë të tjerë të rrezikuar nga talebanët në Afganistan.

Teksa publikon foto të afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë, Rama thekson se ka arritur në 457 numri i të shpërngulurve nga lufta.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar? #KrenarpërShqipërinë??”, shkruan Rama.

  • foto galeri

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close