LajmeMaqedoniTopLajm

Qyteti i Shkupit: Ndotësit janë dënuar me nga 12 mijë euro

Qyteti i Shkupit ditëve të fundit ka kryer mbi 20 kontrolle inspektuese të jashtëzakonshme, me çka te dy subjekte është konstatuar se i kanë tejkaluar emetimet e lejuara dhe me këtë u është shqiptuar gjobë nga 12 mijë euro.

“Ditëve të fundit janë realizuar mbi 20 kontrolle inspektuese të jashtëzakonshme  të kantierëve të ndërtimit, instalimeve B dhe elaboratëve të instalimeve që janë në kompetenca të Qytetit të Shkupit, te dy prej të cilave është konstatuar tejkalim i emetimeve të lejuara dhe është shqiptuar gjobë prej 12 mijë euro te çdonjëri prej subjekteve. Janë kontrolluar Ngrohtorja Veri dhe ngrohtorja e Qendrës Klinike, është konstatuar se punojnë me gaz, nuk janë konstatuar tejkalime në matjet e emetimeve”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” njoftoi se ka aktivizuar masën – transport publik falas si pjesë e masave për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

NQP “Shkup” sqaroi që masat do të jetë aktive prej sot, deri në vendimin e radhës, pas pastrimit të ajrit.

Ndryshe, sot në mëngjes Shkupi ishte sërish në listën e qyteteve botërore me ajrin më të ndotur, por këtë herë në vendin e 16-të me indeks të ndotjes 153. Megjithatë, kjo nuk e bën situatën më pak shqetësuese, pasi sipas platformës iqair, shkalla e ndotjes së ajrit është ende e rrezikshme për shëndetin.

Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, të shtunën në Shkup, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë, e nga dje edhe në Gostivar, kanë hyrë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat e suspenduara deri në 10 mikrometra. Vendimi është marrë nga Qeveria në bazë të informacioneve të marra nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) pasi vlera e grimcave PM 10 prej 150 mikrogramë për metër kub është tejkaluar në pikat matëse në këto qytete gjatë dy ditëve radhazi.

Në ndërkohë MMJPH informoi se është ndërprerë pragu i alarmimit për Gostivarin, Kërçovën dhe Kavadarin.

Sipas vendimit të qeverisë, MMJPH në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë u rekomandon të gjitha subjekteve juridike që të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardi ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut të amë, si dhe të riorganizojnë orari i punës dhe personat  në ambient të hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Ndërmarrjet publike arkëtojnë para për ujin mirëpo nuk kanë leje për menaxhimin e ujit. Qytetarët dhe kompanitë kanë paguar për regjistrimin e automjeteve, por nuk dihet nëse shumat e vërteta të tatimeve janë paguar në llogarinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Raporti i revizionit, i cili i shqyrton tatimet për mjedisin jetësor në funksion të politikave për mbrojtjes e mjedisit jetësor, nxjerr në pah një sërë lëshimesh dhe dobësish, shkruan analiza javore ekonomike e portalb.

Related Articles

Back to top button
Close
Close