LajmeMaqedoniRajon

Quçuk: Të formohet këshill rinor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të rinjtë të zhvillojnë të ardhmen e tyre për BE-në

Pasiqë besoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dialogu janë formula për sukses, propozoj të krijohet këshill rinor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – bisedë institucionale me të rinjtë të cilët duhet të zhvillojnë të ardhmen e tyre në BE, tha nënkryetari i ALDE, Ilhan Quçuk, i cili ishte nikoqir i konferencës “BE-Ballkani Perëndimor: rishikim dhe pritje”, që u mbajt në Sofje, Bullgari.

“Duhet të zvogëlohen tensionet dhe të fillohet me bisedë efektive dhe konstruktive. Integrimi është proces i rëndë dhe i gjatë, por me mjete adekuate absolutisht është i mundur”, potencoi Quçuk.

Ai sheh mundësi për bisedë dhe konsideron se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë sukses për rajonin, për BE-në dhe për Bullgarinë.

“Bullgaria ka potencial dhe përvojë, ndërsa modeli i vetëm etnik, i ndërtuar dhe vendosur, mund të shërbejë vetëm si shembull për vendet e rajonit”, tha Quçuk.

Në mbledhje mori pjesë edhe komisari për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varheji, i cili në një video porosi speciale tha se BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor, sepse rajoni është pjesë e Evropës së njejtë me BE-në.

“Vazhdojmë të japim gjithçka nga vetja për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe integrimit të rajonit në BE. Rezultatet që i arritëm gjatë Samitit na japin arsye për krenari. Së bashku u pajtuam për një numër të madh të masave të prekshme lidhur me implementimin e Planit ekonomik dhe investues. Ai ofron pako të rëndësishme për investimet, duke mobilizuar financim prej pothuajse 30 milion euro dhe fokusohet në investimet strategjike në rrjetet transportuese rajonale dhe energjetike, ekologjike dhe agjendën digjitale, si dhe mbështetjen e sektorit privat. Kemi pako solide të nismave ambicioze, për të cilat Komisioni paralajmëroi se do të sigurojë mjete në vlerë të përgjithshme prej 1,1 miliard euro deri në fund të vitit 2021. Në bazë të këtyre prioriteteve, duam plotësisht ta përforcojmë përkushtimin tonë ndaj vendeve të rajonit”, tha Varheji.

Related Articles

Back to top button
Close
Close