
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur për lehtësimin e masave restriktive.
Qeveria ka marrë vendimi që të lejojë mbajtjen e dasmave në ambiente të hapura, ku lejohen 100 persona, por jo më shumë se 50% e kapacitetit të jetë i mbushur.
Maskat nuk do të jenë të obligueshme për t’u mbajtur në ambient të hapur.
Ora policore do të jetë në fuqi ashtu siç ka qenë deri më taash, duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 04:00. /SHENJA/



