LajmeRajon

“Qeveria shqiptare ka dhënë garanci për Zvërnecin”, Komisionerja Kos flet për projektin dhe protestat, Rama: Komisioni Europian është njohur në detaje për procesin

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për projektin zhvillimor në zonën e Pishporo-Nartës dhe shqetësimet e ngritura nga organizatat mjedisore.

“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama përbri videos së prononcimit të Marta Kos.

Sapo patëm vizitën e Drejtoreshës sonë për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, e cila u takua javën e kaluar në Tiranë me Ministrin e Mjedisit. Sa i përket projektit në zonën e Pishporo-Nartë, ashtu si për të gjitha projektet e tjera të zhvillimit në Shqipëri, duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe me standardet e përcaktuara në kapitullin e mjedisit, siç e përmendët edhe ju, kapitulli 27 i procesit. Ky kapitull aktualisht është i hapur.

Përpara se të mund të mbyllet, situata do të duhet të sqarohet plotësisht, ndërsa mbyllja e tij aktualisht parashikohet deri në fund të vitit 2027. Roli ynë do të jetë të verifikojmë nëse standardet përkatëse janë përmbushur. Deri atëherë, ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin hapat që mbështesin përmbushjen e standardeve të mbylljes së kapitullit dhe ndihmojmë Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj europiane.

Ne kemi marrë garanci nga Qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet europiane të mjedisit do të respektohen. Fakti që kjo po ndodh ndërkohë që Shqipëria po kalon procesin e anëtarësimit është i rëndësishëm. Ky proces është juridikisht dhe politikisht detyrues dhe i nënshtrohet një monitorimi dhe vlerësimi të vazhdueshëm.

Prandaj ai përbën garancinë më të fortë që natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje më standardet europiane. Lidhur me këtë, dëshiroj të shtoj se ju e dini sa i rëndësishëm është për ne e drejta për të protestuar. Ajo është një e drejtë themelore në Bashkimin tone dhe për të gjithë vendet që synojnë të bëhen pjesë e tij. Jam e lumtur të shoh se kjo e drejtë respektohet në Shqipëri”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close