
Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe një herë ka përsëritur thirrje drejtuar ekipeve mediatike që morën pjesë në varrimin e sotëm të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi në diskotekën e Koçanit, që t’u përmbahen parimeve etike.
Nga Qeveria thonë se pjesa më e madhe e mediave nuk transmetojnë dhe nuk shpërndajnë foto dhe video materiale nga familjarët e viktimave, ndërsa ata që kanë publikuar përmbajtje të tilla edhe njëherë apelojnë t’i përmbahen informimit etik.
“Ndjeshmëria e tragjedisë dhe dhimbja personale e familjeve në këtë moment nuk duhet të jetë shënjestër e sensacionalizmit, narrativeve emocionale, fotove dhe videove. Ftojmë mediat që të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e familjeve dhe në asnjë rast me raportimin mediatik nuk duhet të shkaktohet shqetësim personal dhe shqetësim të opinionit”.



