LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria publikon emrat e propozuar për zv/ministra

Lista me propozime të zëvendësministrave si dhe biografitë e tyre, në emër të kryeministrit Zoran Zaev, Qeveria tashmë e ka dorëzuar në Kuvend dhe përmes një komunikatë i ka shpalosur emrat e tyre, përcjell Gazeta Express.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, ndërsa për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Nazim Bushi, derisa Agim Nuhiu është propozim për zëvendësministër të Drejtësisë.

Ilhan Rahman është propozuar për zëvendësministër i cili do të udhëheq me Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministër të Punëve të Jashtme.

Propozim për zëvendësministër të Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, derisa në Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close