
Albin Kurti në fushatë zgjedhore thoshte se familjarët janë për dasma e ahengje, por Qeveria e udhëhequr nga ai i ka ndarë fond vëllait të gruas se Xhelal Sveçlës, Mentor Baranit.
Barani e ka pranuar për Albanian Post se e ka fituar fondin, por ai nuk e dinte se pse ishte një nga fituesit.
“Nuk e di vallahi…”, deklaroi Barani kur u pyet nga AP se si ndodhi që me organizatën e tij “Vullneti Rinor” të fitonte para nga fondi prej 500 mijë eurosh të destinuara nga Zyra e Kryeministrit për OJQ dhe media të minoriteteve.
Barani nuk e dinte as me çfarë projekti ka fituar
“Po 5000 euro janë”, tha Barani, duke aluduar në “shumë të vogël” të hollash.
Ai, siç i shkruan edhe në llogarinë e tij në Facebook, është anëtar tek Shoqata e Prodhuesve të Qumshtit të Kosovës.
Kur pyetet për aktivitetin e organizatës, “miku i Sveçlës” shton se “unë veç kam aplikuar dhe e kam fituar”.
Në një letër të gjatë të cilën e ka publikuar AP ajo kishte sqaruar se vendimi i saj vjen si reagim ndaj dhënies së gjysmë milioni eurove në forma të parregullta në konkursin e fundit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
AP duke ndjekur sugjerimin e Baranit, pyeti menaxherin e projektit të tij, Fatmir Hoxhën, mos dinte gjë më shumë.
“Unë i kam ndihmuar”, tha.
Pasi iu përcoll se Barani e ka prezantuar si menaxher, Hoxha ri-konfirmoi se “po, ashtu është”.
I bezdisur nga pyetjet rreth projektit, njohuritë e Hoxhës dallonin fare pak nga ato të Baranit.
“Aktiviteti zhvillohet në tri faza, është një kamp me të rinj; pastaj faza e dytë është krijimi i grupeve joformale me të rinj, të cilët pastaj do t’i dizajnojnë projekt propozimet për zhvillimin e aktiviteteve për vitin e ardhshëm; dhe pjesa e tretë ka të bëjë me përgatitjen e një ekspozite me fotografi lidhur me bukuritë natyrore të Kosovës, dhe një video lidhur me aktivitetet që do t’i zhvillojmë me komunitet”, shpjegoi me terme të përgjithshme Hoxha.
Keqpërdorimet me fondet për minoritetet u kuptuan me 10 korrik, kur faqja zyrtare e kryeministrit publikoi listën e fituesve të 500 mijë eurove.
Sa për Sveçlën, kjo nuk është hera e parë që familjarët e tij përfliten për përfitime nga pushteti.
Për kreun e MPB-së mediet kishin raportuar vitin e kaluar se motra e tij, Magbule Hyseni, ishte punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Por, Sveçlën e kishin nervozuar pyetjet e gazetarëve për punësimin e motrës.
Përkundër keqpërdorimeve, ministri i Brendshëm në publik provon gjithmonë të paraqitet si një fanatik i sjelljes korrekte me institucionet.
Me siguri, po të pyetet vëllai i gruas së Sveçlës se ku është ora tani, do përgjigjej me frazën e tij ikonike.



