
Në web-faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut aty ku paraqitet përbërja e ministrave me emra dhe fotografi, Ministri i Shëndetësisë z. Azir Aliu duket se ka zgjedhur të udhëheqë në mënyrë diskrete – aq diskrete sa as fotografia nuk ka arritur të ngjitet. Mbase kjo është pjesë e qasjes së tij inovative për “shëndetësi të padukshme”, ku reformat ndodhin nën radar, ndërsa ministri… mbetet enigmë vizuale. Ose ndoshta është thjesht një protokoll i ri: derisa të rregullojmë sistemin shëndetësor, le ta rregullojmë më vonë edhe profilin e ministrit. Shkruan Top24




