LajmeMaqedoni

Qeveria do t’i mbajë seancën e 111-të dhe të 112-të

Qeveria sot do t’i mbajë seancën e 111-të dhe të 112-të. Në kuadër të mbledhjes së 111-të tematike, do të shqyrtohen ma shumë informacione për nënshkrimin e marrëveshjeve për ndarjen e ndihmës financiare kompanive në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ndërsa të përgatitura dhe të propozuara nga Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit.

Në mbledhjen e 112-të është Propozim-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime për të cilin si propozues paraqitet Ministria e Ekonomisë.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe informacione për rrjedhën e negociatave për qasje drejt Marrëveshjes së Organizatës Botërore dhe Tregtisë për furnizime publike.

Për konkluzat dhe vendimet nga mbledhjet e sotme të Qeverisë, opinioni do të informohet përmes kumtesës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close