LajmeTeknologji

Qëndrueshmëri në jetëgjatësi: Samsung ofron garanci 20-vjeçare për komponentët kryesor të shumicës së pajisjeve shtëpiake

Në Bespoke Home 2022 në qershor, Samsung prezantoi vizionin e tij për zgjidhje të qëndrueshme në shtëpi bazuar në konceptin Bespoke të pajisjeve fleksibël që përshtaten për të ofruar zgjidhje efikase të kujdesit në shtëpi teksa jeta evoluon. Ky koncept përfshin reduktimin e mbetjeve duke zgjatur jetëgjatësinë e pajisjeve të Samsung pasi zëvendësimi i shpeshtë i pajisjeve shtëpiake jo vetëm që prodhon mbeturina fizike por kushton kohë dhe energji gjithashtu. Samsung po e lufton më tej këtë harxhim me zgjidhje të qëndrueshme të bazuara në jetëgjatësi dhe të mbështetur nga garancia 20-vjeçare  e kompanisë për teknologjitë  e inverterit digjital në lavatriçe, tharëse dhe frigorifer, që ka hyrë në fuqi më 1 korrik.

Investimi në Cilësi

Samsung është i përkushtuar për të ofruar pajisje me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme që përmirësojnë jetën e përdoruesve në shtëpi dhe garancia 20-vjeçare për komponentët kryesorë të pajisjeve kryesore shërben si dëshmi. Pavarësisht se garancia fillimisht filloi si një garanci 10-vjeçare si për Evropën ashtu edhe për SHBA-në, kjo rritje deri në 20 vjet pasqyron besimin dhe angazhimin e Samsung ndaj produkteve të saj.

Fillimi i këtij angazhimi nisi me kërkimin dhe zhvillimin. Përmes dekadash investimesh të vazhdueshme, Samsung është në gjendje t’u ofrojë konsumatorëve pajisje që kombinojnë teknologjitë më të avancuara të Samsung me dizajne të bukura që përmirësojnë eksperiencën në shtëpi. Këtë e dëshmojnë edhe pajisjet më të fundit të kuzhinës. Nga frigoriferët te lavatriçet, çdo produkt Samsung kalon në një fazë rigoroze për sigurimin e cilësisë gjatë së cilës produktet testohen për t’u siguruar që do të funksionojnë siç duhet për shumë vite. Ky proces është një nga arsyet kryesore pse produktet Samsung njihen për cilësinë e tyre. Rezultat i investimit të kompanisë në cilësi janë veçanërisht teknologjitë e inverterit digjital të Samsung (DIT

Related Articles

Back to top button
Close
Close