LajmeMaqedoniTopLajm

Qëndrimi në Ohër para se të ikte, reagon Gruevski: Të pavërteta dhe gënjeshtra!

Ish kryeministri në ekzil Nikolla Gruevski përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj pretendimeve se ai pak ditë para se të ikte për në Budapesht të ketë qëndruar në një hotel në Ohër. Gruevski shkruan se nuk është aspak e vërtetë se ai ka qëndruar në një hotel të tillë e aq më pak të ketë komunikuar me Aleksandar Malenkon, shkruan Top24

Asnjëherë në jetën time nuk jam takuar dhe nuk kam biseduar me Aleksandar Malenkon, e aq më pak ai ka qenë ndonjë temë serioze për çfarëdo qoftë.

Është gënjeshtër se në ditët e fundit para largimit tim nga Maqedonia kam qëndruar me fëmijët e mi dhe ish-bashkëshorten në hotelin që ai e përmendi në Ohër, për të cilin foli në një nga podkastet në Maqedoni. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht përmes pranisë së tyre në shkollë, përkatësisht në vendin e punës në atë periudhë, si dhe përmes numrit të madh të takimeve që kam pasur në ato ditë në Shkup.

Në të njëjtin hotel kemi qëndruar rreth shtatë muaj më herët gjatë po atij viti, gjatë festave të Pashkëve, prej nga unë u largova disa orë më herët se të tjerët për shkak të angazhimeve të mia.

Atje mësova se hoteli ishte në pronësi të babait të bashkëshortes së tij të atëhershme, pasi më thanë se Malenko më kishte kërkuar gjatë mëngjesit, të cilin unë atë ditë e kisha anashkaluar.

Edhe pse e gjithë historia e trilluar e këtij personi, i cili pretendon se ka qenë aktivist i të ashtuquajturës “Revolucioni Laraman”, është joligjike në shumë aspekte, dhe edhe pse me përjashtime të rralla nuk praktikoj t’u përgjigjem apo t’i demantoj sulmet dhe gënjeshtrat pothuajse të përditshme ndaj meje nga palë të ndryshme, megjithatë, duke pasur parasysh se padrejtësisht dhe pa asnjë faj janë përmendur anëtarët e ish-sigurimit tim, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me largimin tim nga Maqedonia, vendosa të reagoj me këtë deklaratë. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close