
Në prani të shumë të rinjëve e të rejave, aktivistë e simpatizantë të cilët për herë të parë i bashkangjiten subjektit tonë në mënyrë aktive, u mbajt Kuvendi i nëndegës Teteks 1 në Tetovë.
Me mbështetje unanime kryetar i nëndegës u zgjodh Petrit Bajrami, nënkryetare Qëndresa Luma, ndërsa sekretar Beqir Sadiki.
Rikonsolidimi i strukturave vazhdon në të gjitha vebdbanimet, ndërsa për çdo ditë, përpos aktivistëve stohik radhët tona plotësohen edhe me shumë anëtarë të rinj dhe aktivistë të kauzës kombëtare të cilët më herët nuk kanë qenë të kyçur në aktivitetet partiake.
Mbledhjen e kuvendit të nëndegës e ndoqën nga afër, Kordinatorja e zonës, Vjollcë Berisha, kordinatori i degës së Tetovës, Adnan Neziri dhe kryetari i degës, Halid Matoshi.



