LajmeSport

“Qaramanët” italianë nuk i ndahen avazit, presin dhuratë nga FIFA për Botërorin

Përfaqësuesja e Italisë ka harruar si është pjesëmarrja në Botëror. Dje ishte Bosnja që e eliminoi në “play off” të Botërorit, ndërsa më parë e kishin bërë Maqedonia e Veriut dhe Suedia. Tashmë janë tre edicione që Italia i mungon kompeticionit më të rëndësishëm.

Pas eliminimit, tifozët e axurrëve filluan të diskutonin se çfarë ndodh nëse Irani tërhiqet. Në fakt, nuk ekziston një mundësi që Italia të luajë tashmë në Botëror.

Kjo nuk është diçka e re për Italinë. Dhe në dy edicionet  e mëparshme, është pritur kualifikimi si dhuratë nga FIFA.

Eliminimi në finalen e “play off” padyshim që dhemb. Për këtë edhe priten ndryshime në federatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close