
Në ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, Shkëndija u mposht në shtëpi me rezultat 0-1 nga Qarabagu.
Edhe pse skuadra shqiptare pati disa raste të mira për të shënuar, për fat të keq nuk arriti t’i konkretizojë ato në gol.
Megjithatë, loja e mirë dhe përpjekjet e ekipit dhanë shpresë se gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e dytë.
Shkëndija do të kërkojë të përmirësohet dhe të marrë rezultat pozitiv në transfertë, duke shpresuar për kalimin më tej në këtë garë.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 12 gusht, duke filluar nga ora 18:00.



